House of the Dragon thyen rekorde me një mesatare prej 29 milionë shikues për episode
House of the Dragon vazhdon që të këtë një audiencë të madhe pasi që seriali që i paraprin ngjarjeve të Game of Thropnes tani ka një mesatare për 29 milionë shikues për episode…kurse javën e pestë pati një rritje prej tre për qind
Derisa çdo serial tregon për shikuesi pas një sezoni, siç ndodh rëndom, prodhimi i HBO-së, Hous of the Dragon është duke vepruar ndryshe.
Episodi i pestë duket së është më i famshme për serialin pararendës të Game of Thrones – që është xhiruar 172 vite para serisë origjinale – që ka marrë tre për qind më shumë së episodi i katër, sipas Variety.
Po ashtu është treguar që pesë episodet e parë të sezonit të parë kanë një mesatare të madhe shikimi prej 29 milionë shikuesve, përmes platformave transmetuese të HBO deri me tani.
Të dhënat e Nielsen treguan që 2.576 milionë shikues e shikuan episodin e pestë vetëm në linjën e katër të HBO, e cila shënon vetëm gjysmën e këtij sezoni të House of the Dragon.
Kjo linjë shënon një rritje prej 4 për qind nga 2.474 milionë të cilët e shikuan episodin e katër të House of The Dragon në linjën e katër.
Të dhënat totale nga të gjitha linjat e transmetimit nuk janë dhënë, megjithatë burime të ndryshme i kanë thënë Variety që rritja ishte 3 për qind më shumë se javën e kaluar.
Premier e House of the Dragon është parë nga 10 milionë teleshikues në të gjitha platformat, me episodin e dytë që kishte një rritje të vogël, në 10.2 milionë teleshikues.
Të dhënat për episodin e tretë nuk janë bërë të ditura, por besohet se ai humbi 1 milionë shikues në linjat lineare të transmetuesve kabllor.
Megjithatë, episodi katër pati një rritje prej 5 për qind në të gjitha platformat me episodin e pestë që pati edhe një rritje më të madhe, shikueshmëria pritet të jetë edhe më e madhe në episodet e rinj.
Megjithatë, ka mundësi që të këtë një kapërcim kohor – ndoshta më i madhe që është bërë në një serial gjatë kësaj dekade – që mund të ndryshojë strukturën e ku disa aktor do të zëvendësohen me aktorë më të vjetër.
Olivia Cooke do ta zëvendësojë Emily Carey e cila do ta luanë tashmë mbretëreshën më të vjetër Alicent, teksa Emma D’Arcy mund ta zëvendësojë të preferuarën e fansave Milly Alcock e cila luan rolin e princeshës Rhaenyra Targaryen.
Por deri me tani nuk ka indikacione nëse do të këtë një kapërcim kaq të madh kohorë pasi që gjysma e sezonit të parë ka kaluar.
Në House of the Dragon po ashtu luajnë : Paddy Considine në rolin e mbretit Viserys Targaryen, Matt Smith që luan rolin e vëllait të tij “dinak”, princit Daemon dhe Rhys Ifans që është në rolin e Ser Otto Hightower.
Seriali tashmë ka kontraktuar një sezon të dytë në HBO, edhe pse tani thuhet se ka pasur një ndryshim kreativ.
Miguel Sapochnik, i cili ka qenë regjisor i sezonit të parë pilot dhe ka shërbyer si bashkë krijues i serisë me Ryan Condal, ka dhënë dorëheqje dhe nuk do ta punojë sezonin e dytë.