Houstoni bie ndaj Memphisit

15 janar 2020 | 13:22

Edhe pse James Harden realizoi 41 pikë, skuadra e Houstonit nuk ka mundur të mposhtë Memphisin, që triumfoi me rezultat 121-110. Mungesa e Westbrook u ndje te Houstoni, që humbet kontakt me kreun. Për Memphis u dalluan Morant me 26 pikë e Brooks me 24 pikë.

Fitore ka arritur edhe Clippers, që mundi me shifrat 128-103 Clevelandin, duke qëndruar në vendin e katërt në Perëndim. Ndeshje e mirë e Kawhi Leonard, që realizoi 43 pikë.

Humbasin edhe nënkampionët e Golden State, që u mundën 124-97 në fushën e tyre nga Dallasi. Powell me 21 pikë e Donqiq me 20 ishin më të mirë për Dallasin. Nuk zhgënjen ekipi i Milwaukee, që dominon renditjen në Lindje. Skuadra e Bucks fitoi me rezultat 128-102 ndaj New York, ndeshje ku u dallua Antetokounmpo, autor i 37 pikëve.

Mirë po paraqitet skuadra e Utah Jazz, që me fitoren  ndaj Brooklyn (118-107) jashtë fushe është bërë forca e dytë në Konferencën e Perëndimit. Për Jazz u dalluan Ingles me 27 pikë, Mitchell me 25 dhe Gobert me 22 pikë e 18 rebound.

Fiton edhe Atlanta, që mundi 123-110 Phoenix, me Trae Young që realizoi 36 pikë e 10 asistime. /Telesport/

Rezultatet

Atlanta – Phoenix           123-110
Brooklyn – Utah Jazz     107-118
Memphis – Houston       121-110
Milwaukee – New York  128-102
Golden State – Dallas     97-124
Golden State – Dallas     97 124
Clippers – Cleveland      128-103

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot…