Houstoni kërcënon Warriorsin në Perëndim, fitojnë Dallas e Atlanta
Houstoni ka fituar 99-90 ndaj Miami në ndeshjen e radhës në NBA, një përballje që ka qenë mjaft emocionuese dhe me rivalitet, vendosur në sekondat e fundit në favor të ekipit teksan.
Harden me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për Houstonin, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e 13 rebaund të Whiteside për miqtë. Pas dy kohëve shtesë fiton New Orleans, që mundi 132-128 Chicago, një ndeshje spektakolare dhe me rivalitet. Cousins realizoi 44 pikë, 24 rebaund e 10 asistime, duke zhvilluar një ndeshje fantastike, mbështetur edhe nga Davis me 34 pikë. Në fund fiton edhe Memphis, që doli fitues nga përballja me Philadelphia me shifrat 105-101. Të dyja ekipet e kërkuan fitoren, por në fund ajo i buzëqeshi skuadrës vendase, Marc Gasol me 19 pikë (45 pikë erdhën nga lojtarët e stolit).
Minnesota fitoi 126-118 në fushën e Clippers, ndeshje shumë e bukur dhe me rivalitet, ku të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren. Edhe pse Griffin realizoi 36 pikë 12 rebaund e 12 asistime, ato mbetën për statistikë, ndërsa për Minnesotën u dalluan Wiggins me 40 pikë e Teague me 30, raporton “Telesport”. Atlanta mposhti 104-90 ndaj Utah Jazz, me Schroder që realizoi 20 pikë, duke qenë më i miri në parket. Në sekondat e fundit triumfon edhe Denveri, që mposhti 104-101 Portlandi, ndeshje e hapur deri në fund. Murray me 38 pikë bëri diferencën në parket për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Lillard për miqtë. Fiton edhe Charlotte, që mundi 112-107 Sacramento, ndeshje ku u dallua Walker me 26 pikë, ndërsa Milwaukee fitoi 109-105 ndaj Phoenix falë 67 pikëve të dyshes Middleton-Brogdon.
Rezultatet
Charlotte – Sacramento 112-107
Atlanta – Utah Jazz 104-90
Houston – Miami 99-90
Memphis – Philadelphia 105-101
Milwaukee – Phoenix 109-105
New Orleans – Chicago 132-128
Dallas – Washington 98-75
Denver – Portland 104-101
Clippers – Minnesota 118-126