Houstoni “leksion” kampionëve të Golden State, humbasin Lakers dhe Oklahoma

24 shkurt 2019 | 14:07

Houstoni korri fitore ndaj Golden State në fushën e këtij të fundit me rezultat 118-112. Ekipi teksan e komandoi gjatë gjithë kohës ndeshjen, duke e merituar fitoren. Sukses që erdhi pa praninë e Harden, ndërkohë që u dalluan Gordon me 25 pikë e Paul me 23 pikë e 17 asistime. Për Warriors, Duranti realizoi 29 pikë e Curry 25, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Humbet edhe Boston Celtics, që u mund 126-116 nga Chicago. Miqtë dominuan vetëm në periodën e parë, pasi më tej ishin basketbollistët e Bulls ata që komanduan në fushë, me LaVine që realizoi 42 pikë. Ngecin sërish Lakers, që u mundën 128-115 nga New Orleans, humbje që ndërlikon pozitat e kalifornianëve për një vend në “play-off”. Holiday me 27 pikë e Randle me 24 bënë diferencën në parket për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 27 pikë e 12 asistime për kalifornianët.

Ka zhgënjyer edhe Oklahoma, që në fushën e saj u mund 119-116 nga Sacramento, ndeshje me rivalitet në minutat e fundit të saj. Westbrooki realizoi 41 pikë e 10 rebound, por që mbetën për statistikë, ndërsa për miqtë u dallua Hield me 34 pikë.

Surprizë edhe humbja e Philadelphia, që u mund 130-115 nga Portlandi, ndeshje e vendosur në pjesën e dytë (Nurkic 24 pikë e 10 rebound). Milwaukee bën detyrë, duke mundur 140-128 Minnesota, falë 28 pikëve të Middleton dhe 27 të Giannis.

Rezultatet

Philadelphia – Portland     115-130
Atlanta – Phoenix                120-112
Charlotte – Brooklyn           115-117
Cleveland – Memphis         112-107
New Orleans – Lakers         128-115
Washington – Indiana        112-119
Miami – Detroit                    96-119
Chicago – Boston                 126-116
Oklahoma – Sacramento    116-119
Golden State – Houston     112-118
Milwaukee – Minnesota     140-128
Utah Jazz – Dallas               125-109

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka raportuar se dy meshkuj, derisa ishin…