Houstoni marshon me Hardenin, Toronto synon kreun në Lindje

04 prill 2019 | 13:19

Sfidë e fortë për kreun në Konferencën e Perëndimit, ku 3 ekipe ndahen nga një fitore mes tyre. Houstoni mundi 135-103 Clippersat jashtë fushe, duke kërkuar kreun. Një ndeshje e dominuar nga ekipi teksan, me të zakonshmin Harden që ishte shënuesi më i mirë, autor i 31 pikëve. Ai u mbështet edhe nga Paul me 29 pikë e Capela me 24 pikë e 15 rebound. Edhe Denver synon kreun në Perëndim, pas fitores 113-85 ndaj San Antonio, me Jokiqin që realizoi 20 pikë, ndërsa Morris e Beasly nga 19 secili.

Në Lindje, skuadra e Torontos mundi 115-105 Brooklyn, ndeshje ku kanadezët kishin një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës dhe e merituan fitoren. Siakam me 28 pikë e Leonard me 26 bënë diferencën në fushë për Toronton. Fiton edhe ekipi i Bostonit, që mundi 112-102 Miamin, sfidë ku basketbollistët e Celtics vuajtën shumë për të triumfuar. Më i miri në fushë ishte Hayward me 25 pikë. Fitore në sekondat e fundit për Chicago, që mposhti 115-114 Washington, me 7 lojtarë të Bulls që realizuan mbi 10 pikë.

Rezultatet

Detroit – Indiana            89-108
Orlando – New York      114-100
Washington – Chicago   114-115
Atlanta – Philadelphia    130-122
Brooklyn – Toronto       105-115
Miami – Boston              102-112
New Orleans – Charlotte          109-115
Dallas – Minnesota         108-110
Denver – San Antonio    113-85
Phoenix – Utah Jazz       97-118
Portland – Memphis       116-89
Clippers – Houston        103-135

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shënim të 70-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të NATO-s,…