Houstoni mposhti San Antonion
Houstoni ka fituar 102-91 ndaj San Antonio në ndeshjen e radhës në NBA, duke konsoliduar pozitat në renditje në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.
Një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull, por në fushë dominoi skuadra e Houstonit, me Harden që bëri një tjetër paraqitje të mirë, autor i 28 pikëve dhe 11 asistime, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Green për Spurs.
Pas një loje spektakolare fiton skuadra e Denverit, që mundi 127-124 Oklahomën, ndeshje e hapur dhe me rivalitet deri në fund. Murray me 33 pikë, Jokiq me 29 dhe Harris me 25 bënë diferencën në fushë, ndërsa 29 piktë e Westbrook për miqtë mbetën për statistikë, raporton “Telesport”. Në sekondat e fundit fiton edhe Washington, që mposhti 122-119 Toronto, ndeshje e hapur dhe emocionuese, me skuadrat që dueluan deri në fund për fitoren.
7 lojtarë të Washington realizuan mbi 10 pikë, me Beal që ishte shënuesi më i mirë, autor i 27 pikëve, ndërsa për kanadezët nuk mjaftuan 29 pikët e Lowry dhe 23 të DeRozan. Detroit mundi 104-102 Memphis, tjetër sfidë me rivalitet, ku herë kryesonte njëra skuadër e herë tjetra. Griffin me 24 pikë e 10 rebaund protagonist për Detroit që në ndeshjen e parë me ekipin e ri. Fiton edhe Minnesota, 108-89 ndaj Milwaukee, me dyshen Butler-Antetokounmpo që realizoi 52 pikë.
Rezultatet
Detroit – Memphis 104-102
Washington – Toronto 122-119
Minnesota – Milwaukee 108-89
San Antonio – Houston 91-102
Denver – Oklahoma 127-124