Houstoni mposhti Toronton

06 dhjetor 2019 | 13:11

Katër sfidat në mbrëmjen e NBA-s, ku vëmendjen më të madhe e mori dueli i zhvilluar në “Scotiebank Arena” mes kampionëve në fuqi të Toronto Raptors dhe Houston Rockets.

James Harden me shokë arritën një fitore të madhe në parketin e Torontos me shifrat 119-109. Diferencën megjithatë nuk e bëri James Harden por 26-vjeçari Ben McLemore autori i 26 pikëve në këtë superduel. Një dorë gjithsesi në fitoren e 14-të sezonale Houstoni e mori edhe nga mjekroshi Harden autori i 23 pikëve 7 rikuperimeve poshtë tabelës dhe 3 asistimeve. Në krahun tjetër kanadezëve të cilët pësuan humbjen e 2-të rresht dhe të 6-ën në 15 takime nuk u mjaftuan 24 pikët e kamerunasit Pascal Siakam, raporton “ss”.

Në ndeshjet e tjera Washingtoni kaloi me rezultatin 119-113 Philadelphia 76-ers, Denver Nuggets triumfoi në transfertë ndaj New York Knicks me rezultatin e thellë 129-92, ndërkohë që New Orleans Pelicans u mposht pas kohës shtesë me rezultatin 132-139 nga Phoenix Suns.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar sot shtëpitë e…