Houstoni ndali Lakersat, Toronto e Bucks bëjnë ligjin në Lindje
Skuadra e Torontos nuk ndalet në rrugëtimin e saj në Konferencën e Lindjes, pas fitores 119-90 ndaj Memphis, suksesi i 35-të sezonal për kanadezët, ekipi me më shumë fitore. Takim i dominuar nga basketbollistët kanadezë, me Green që realizoi 24 pikë.
Kanadezët rivalizojnë në krye me Milwaukee, që gjithashtu ka dalë fituese nga ndeshjet e sotme, duke mundur 118-108 Orlando jashtë fushe. I zakonshmi Antetokounmpo ishte lider për Bucks, autor i 25 pikëve e 13 rebound, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Bledsoe me 30 pikë. Në Perëndim, skuadra e Houstonit mposhti Lakers 138-135 pas kohës shtesë, një ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione. Miqtë e dominuan ndeshjen shumicën e kohës (Kuzma 32 pikë), por në fund erdhi përmbysja e Rockets, me Hardenin që realizoi 48 pikë, më i miri në fushë.
Fiton edhe skuadra e Denverin, rivalja më e afërt e Golden State në Perëndim. Skuadra e Nuggets mundi 124-102 Cleveland, një formalitet për Denverin, ku 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Jokiq realizoi një “triple double”, 19 pikë 11 rebound e 12 asistime). Pa probleme fiton Miami, që mposhti 117-103 Chicago, sfidë e vendosur në periodën e fundit për skuadrën nga Florida. Për Miami u dalluan Richardsoni me 26 pikë e Waiters me 21.
Skuadra e Oklahomës mposhti 117-115 Philadelphia jashtë fushe, një ndeshje dramatike në fundin e saj. George realizoi 31 pikë, mbështetur edhe nga Westbrook me 21 pikë e 10 rebound, duke fituar duelin me Embiid (31 pikë) e Reddick (22 pikë). Nuk zhgënjën Boston, që triumfoi 113-105 ndaj Atlanta (Irving 32 pikë), ndërsa Indiana mposhti 111-99 Dallas, ndeshje ku u dallua Evans me 19 pikë. /Telesport/
Rezultatet
Philadelphia – Oklahoma 115-117
Charlotte – Phoenix 135-115
Detroit – Sacramento 101-103
Indiana – Dallas 111-99
Orlando – Milwaukee 108-118
Atlanta – Boston 105-113
Toronto – Memphis 119-90
Chicago – Miami 103-117
Houston – Lakers 138-134
Denver – Cleveland 124-102