Houstoni triumfon ndaj Sacramentos, Toronto ndalet në shtesë nga Indiana

24 dhjetor 2019 | 13:39

Skuadra e Houston triumfoi me rezultat 113-104 në fushën e Sacramentos, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Ekipi teksan e dominoi dhe fitoi me meritë ndeshjen, me dyshen Harden-Westbrook që së bashku realizuan 62 pikë. Fitore të lehtë korri San Antonio, që mundi 145-115 Memphisin, ndeshje e komanduar nga skuadra e Spurs. Aldridge me 40 pikë dhe DeRozan me 26 pikë e 10 asistime ishin më të mirët në fushë për skuadrën e San Antonio.

Rikthehet te fitorja skuadra nënkampione e Golden State, që e mposhti me rezultat 113-104 Minnesotan, një nga mbrëmjet e pakta pozitive për Warriors këtë sezon. Russell me 30 pikë dhe Burks me 25 bënë diferencën në parket për Golden State. Mes skuadrave më të mira në Perëndim është edhe Denveri, që sot fitoi me rezultat 113-111 ndaj Phoenixit, ndeshje me rivalitet deri në fund (Murray 28 pikë). Nikola Jokiq realizoi një “Triple double”, me 22 pikë, 12 rebound e 10 asistime.

Në Lindje, kampionët e Torontos u mundën me rezultat 120-115 nga Indiana pas kohës shtesë, sfidë e fortë deri në fund. 30 pikët e Lowry për kanadezët mbetën për statistikë, ndërsa për Indiana u dalluan Warren e Turner, me nga 24 pikë secili. Pas 5 fitoresh radhazi ndalet skuadra e Utah Jazz, që u mund 107-104 nga Miami, sfidë ku u dallua Jimmy Butler, autor i 20 pikëve. /Telesport/

Rezultatet

Cleveland – Atlanta                  121-118
Detroit – Philadelphia             109-125
Indiana – Toronto                    120-115
New York – Washington         115-121
New York – Washington         115 121
Orlando – Chicago                   103-95
Miami – Utah Jazz                   107-104
Memphis – San Antonio         115-145
Phoenix – Denver                     111-113
Portland – New Orleans          94-102
Sacramento – Houston            104-113
Golden State – Minnesota       113-104

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka…