Houthët e Jemenit sulmojnë me raketa Tel Avivin, 16 të plagosur

21 dhjetor 2024 | 09:08

Të paktën 16 persona kanë mbetur të plagosur nga sulmet me raketë të lëshuar nga Jemeni në Tel Aviv të Izraelit.

Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023, Houthi-t kanë nisur disa sulme kundër Izraelit, duke pretenduar se po veprojnë në solidaritet me palestinezët.

“Pasi u dëgjuan sirenat, u zbulua një raketë e lëshuar nga Jemeni dhe u bënë përpjekje për ta kapur atë, por pa sukses”, tha ushtria izraelite në jë postim në platformën Telegram.

Pak ditë më parë Izraeli bombardoi portet Houthi dhe infrastrukturën energjetike në Jemen, më shumë se 1500 kilometra në jug të territorit izraelit, duke vrarë nëntë njerëz, sipas rebelëve.

Këto sulme u kryen si hakmarrje për lëshimin e një rakete nga Houthis, për shkak të “përgjimit të pjesshëm” të së cilës u shkaktuan dëme serioze në një shkollë në Ramat Gan, afër Tel Avivit, siç thotë ushtria izraelite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përplasja për mbylljen e qeverisë në dhjetor të vitit 2024…