![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/hovenier-850x631-1.jpg)
Hovenier del nga objekti i Kuvendit, derisa Rama ndodhej aty për takime
06 korrik 2023
| 18:31
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është parë duke dalë nga Kuvendi.
Nuk dihet nëse ambasadori Hovenier ka zhvilluar ndonjë takim me krerët e shtetit të Kosovës, apo është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë kësaj kohe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në objektin e Presidencës dhe të Kuvendit, ku ka mbajtur takim me të paren e shtetit, Vjosa Osmanin dhe kryekuvendarin, Glauk Konjufca, raporton Ekonomia Online.