Hovenier: Marrëveshja bazë ligjërisht e detyrueshme për palët
31 tetor 2023
| 21:09
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka vlerësuar si pozitiv takimet që Kurti dhe Vuçiq paten me liderët e shteteve kryesore të BE-së.
“Mendoj se duhet ta shohim atë takim si mundësi të jashtëzakonshme që kancelari i Gjermanisë, presidenti i Francës, kryeministrja e Italisë së bashku me Përfaqësuesin e Lartë Borrell, me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Mishel dhe të tjerët të ulen dhe të flasin ndaras me secilin prej tyre për të parë ku qëndrojnë gjërat dhe për të kërkuar që të frymëzojnë përparim në këtë proces”, tha Ambasadori Hovenier në Kanal 10.