Hovenier në takim lamtumirës me Bislimin: ShBA-ja është e përkushtuar për Kosovën sovrane dhe multietnike

09 dhjetor 2024 | 12:53

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka zhvilluar takim lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Hovenier në reagimin e tij në platformën “X”, ka thënë se ia ka përsëritur Bislimit, përkushtimin amerikan për një Kosovë demokratike dhe multietnike.

“Në takimin tim lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, sot përsërita përkushtimin tonë për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike dhe përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë Hovenieri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 6 dhjetor 2024, në Düsseldorf të Gjermanisë, u mbajt…