Hovenier njofton ardhjen e Kasanof në Prishtinë, fokusi te përkrahja afatgjate amerikane
10 tetor 2024
| 16:36
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka lajmëruar për arritjen në Prishtinë të Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan, Aleksander Kasanof, vizitë kjo e para në rolin e tij të ri.
Hovenier ka thënë se pritet një vizitë produktive duke treguar përkrahjen afatgjate amerikane për popullin e Kosovës, duke adresuar shqetësimet e përbashkëta dhe duke kërkuar arritjen e përparimit të rrugës evropiane të Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe multietnik