Hovenier për djegien e veturave në veri: Qeveria të kërkojë llogari për këto vepra kriminale
02 prill 2023
| 15:59
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka reaguar në lidhje me djegiet e veturave në veri të Mitrovicës.
Hovenier ka thënë se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale.
“ShBA-ja vazhdimisht e ka dënuar djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale”, ka shkruar Hovenier në “Twitter”.