Hovenier për platformën “Made in Kosova”: Do ta përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës
14 maj 2024
| 22:41
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka marrë pjesë në lansimin e platformës “Made in Kosova”.
Hovenier tha se kjo platformë do ta përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës duke shfaqur cilësinë, diversitetin dhe konkurrencën e produkteve kosovare për investitorët dhe blerësit.
“Kënaqësi që ju bashkohem kryeministrit Kurti, zëvendëskryeministres Gervalla dhe zyrtarëve për ta lansuar sot platformën Made in Kosova. Me mbështetjen e USAID-it në Kosovë, kjo platformë do ta përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës duke shfaqur cilësinë, diversitetin dhe konkurrencën e produkteve kosovare për investitorët dhe blerësit. #MadeinKosovo”, shkroi Hovenier në “X”.