Hovenier përkujton ish-sekretaren Amerikane të Shtetit, Albright në dyvjetorin e vdekjes së saj
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier ka përkujtuar ish-sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright në dyvjetorin e vdekjes së saj.
Ai tha se në këtë ditë nderon një mikeshë të vërtetë të Kosovës teksa ka cituar një thënie të presidentit amerikan, Joe Biden “Liria qëndron kundër të gjitha mosmarrëveshjeve përballë çdo agresori, sepse ka gjithmonë nga ata që do të luftojnë për atë liri. Dhe në shekullin 20 dhe 21, liria nuk kishte kampione më të madhe se Madeleine Korbel Albright”.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka vdekur më 23 mars të vitit 2022 në moshën 84-vjeçare.
Madeleine Albright u lind në Pragë të Çekosllovakisë së atëhershme më 15 maj 1937.
Së bashku me familjen e saj shpërngul në SHBA më 1948.
Madeleine Albright ka qenë gruaja e parë e zgjedhur në pozitën e Sekretares amerikane të Shtetit më 1997.
Ajo ka shërbyer në këtë pozitë deri më vitin 2001, nën administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.
Albright ka qenë Sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që kanë çuar në çlirimin e Kosovës.
Për punën e saj për demokraci dhe të drejtat e njeriut, ajo më 2012 është nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë, që është çmimi më i lartë civil në SHBA.
Për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, në Prishtinë, më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, u zbulua në Prishtinë busti për nder të saj.