Hovenier: Qeveria të ecë përpara me Asociacionin, dërgojeni draftin në Kushtetuese

11 dhjetor 2024 | 08:21

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka riafirmuar qëndrimin e qeverisë amerikane mbi natyrën e mundshme të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke theksuar se ky mekanizëm nuk duhet të ketë autoritete ekzekutive.

“Kemi qenë mjaft të qartë se një Asociacion i komunave me shumicë serbe nuk duhet të ketë autoritete ekzekutive. Nuk duhet të jetë një Republikë Srpska ose entitet i ngjashëm me Republika Srpska. Nuk duhet të kërkojë ndonjë ndryshim në Kushtetutën e Kosovës siç ekziston aktualisht. Duhet të jetë një mekanizëm me anë të të cilit këto komuna i bashkërenditin çështjet mes tyre se si do të ushtrojnë funksionet që tashmë i kanë sipas kushtetutës suaj, gjëra të tilla si arsimi, kujdesi shëndetësor, ndarja e zonave, përdorimi i tokës, zhvillim ekonomik, gjëra të tilla.”- tha Hovenier interviste në emisionin “Context” në ATV.

Në këtë kontekst, Hovenier bëri thirrje që draft-statuti i propozuar nga Bashkimi Evropian, për të cilin ka mbështetje nga Shtetet e Bashkuara, të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësim. Ky veprim, sipas tij, do të ndihmonte në sqarimin e çdo dyshimi nëse ai është në përputhje me Kushtetutën, duke ofruar një zgjidhje të qartë dhe juridikisht të mbështetur për këtë çështje delikate.

“Presim që qeveria e Kosovës të ecë përpara. Kërkesa jonë aktuale është se meqenëse ekziston një draft-statut i mirë i hartuar nga Bashkimi Evropian që Shtetet e Bashkuara e mbështesin, si edhe Gjermania, Franca dhe Italia në një nivel shumë të lartë, që i gjithë bëri edhe tërë Bashkimi Evropian. Meqenëse është kjo pyetje nëse është në përputhje me Kushtetutën apo jo, ne besojmë se ka një mënyrë vërtet të lehtë për të gjetur përgjigjen, e cila është ta dorëzoni atë në Gjykatën Kushtetuese dhe kur Kosova ta marrë atë hap, ajo tashmë ka marrë zotime nga partnerët e saj që një numër i gjëra pozitive do të fillojnë të ndodhin për Kosovën. Shpresoj se qeveria e Kosovës do ta marrë atë këshillë dhe do të veprojë.” – tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se anëtarësimi…