Hovenier: ShBA-ja dënon sulmet e tmerrshme të Hamasit kundër Izraelit

08 tetor 2023 | 15:57

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se SHBA-ja i dënon sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit.

Ambasadori Hovenier ka shkruar në platformën X, se nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin dhe se solidarizohen me Izraelin.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit, duke përfshirë komunitetet civile. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Ne qëndrojmë në solidaritet me Izraelin dhe shprehim ngushëllimet tona për jetët izraelite të humbura në këto sulme”, shkruan Hovenier në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 58-vjeçar, për të cilin familjarët kallëzuan të shtunën në…