Hovenier: ShBA-ja dhe populli i Kosovës kanë lidhje të forta

19 shkurt 2024 | 17:05

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se lidhjet e forta dhe përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj popullit të Kosovës, është që nga presidenti Clinton, Bush, Obama, Biden dhe presidenti Trump.

Hovenier i bërë këto komente në ceremoninë e organizuar pranë shtatores së ish-presidentit Clinton, në Prishtinë, ku edhe u shënua Dita e Presidentit Amerikan.

Ambasadori Hovenier derisa tregoi se si u krijua kjo festë, tha se ambasadat dhe konsullatat e Shteteve të Bashkuara në mbarë botën, festojnë praninë amerikane dhe lidhjen e tyre me botën jashtë Shteteve të Bashkuara.

“Jam krenar që bashkohem me homologët e mi anembanë botës dhe i bëj homazhe detyrës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të njoh lidhjen e fortë të ShBA-së me popullin e Kosovës siç mishërohet kaq qartë nga kjo statujë e presidentit Clinton. Unë jam vërtet i nderuar, dhe në emër të Shteteve të Bashkuara, mund të them se jemi të gjithë kolektivisht të nderuar që presidentja Osmani dhe ekipi i saj kanë udhëhequr përpjekjet për të siguruar që sot, në Ditën e Presidentit, ne i bëjmë homazhe të gjithë presidentëve të ShBA-së dhe i kushtojmë një nderim të veçantë presidentit Clinton. Faleminderit presidentja Osmani që në këtë mënyrë e nderoni festën tonë, e vlerësojmë këtë. Tani, besoj se kjo nismë, edhe pse është një fenomen global, është veçanërisht relevante dhe e veçantë këtu në Kosovë. Siç theksoi me të drejtë presidenti Osmani, përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës i paraprinë presidentit Clinton dhe vazhdon pas presidentit Clinton, dhe unë vetë mund t’iu tregoj për gjërat që unë kam parë presidentin Bush, presidentin Obama, presidentin Biden dhe presidentin Trump, të bëjnë për Kosovën”, ka thënë Hovenier, raporton ksp.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell,…