Hovenier: ShBA qëndron fuqishëm krah KFOR-it për ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes në Kosovë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është takuar të premten me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.
Për këtë takim ka njoftuar Hovenier, i cili ka thënë se me Ulutas kanë folur për situatën e sigurisë në Kosovë, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm krah KFOR-it.
“Takimi i mirë me komandantin e KFOR-it, Ulutaş. Përsëritëm angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam për sfidat aktuale. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me NATO-n/KFOR-in pasi punon për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.
Good meeting with COM #KFOR MG Ulutaş. Reinforced our shared commitment to security in Kosovo and discussed ongoing challenges. The United States stands strongly with @NATO_KFOR as it works to ensure a safe & secure environment and freedom of movement in Kosovo. pic.twitter.com/kpVofpNgqI
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 23, 2024