Hovenier thotë se është kënaqur duke folur në universitetin veror të UP-së
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur në Universitetin Ndërkombatar Veror të Prishtinës, i cili organizohet nga Universiteti i Prishtinës.
Hovenieri ka shkruar në platformën “X” se është kënaqur duke folur në këtë organizim.
“U kënaqa duke folur në Universitetin e 24-të Ndërkombëtar Veror të Prishtinës (PISU) në Universitetin e Prishtinës. Faleminderit mbi 450 studentëve, pedagogëve dhe dekanëve për një ngjarje fantastike që nxjerr në pah vlerën e shkëmbimit akademik dhe kulturor!”, ka shkruar Hovenieri.
Enjoyed speaking at the 24th Prishtina International Summer University (PISU) @ the University of Prishtina. Thank you to the 450 + students, faculty, and deans for a fantastic event highlighting the value of academic and cultural exchange! pic.twitter.com/sDtJiIYjgg
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 17, 2024