Hovenieri: 24 shtatori tregon nevojën urgjente për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka treguar se të premten në mëngjes ka shoqëruar senatorët amerikanë Shaheen dhe Welch në takimet që kanë pasur me liderët e vendit.
Hovenieri ka thënë se i bashkohet solidaritetetit të senatores Shaheen me popullin e Kosovës dhe ngushëllimet për vdekjen e policit Afrim Bunjaku.
Ai ka thënë se pajtohet me deklaratën e senatores amerikane, se sulmi i 24 shtatorit nënvizon nevojën urgjente për implementimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit nga Kosova dhe Serbia.
“Kënaqësi për t’u bashkuar me senatorët Shaheen dhe Welch për takimet e tyre në Kosovë këtë mëngjes. Plotësisht dakord me shprehjen e solidaritetit të Senatores. Shaheen me popullin e Kosovës dhe ngushëllimet për vdekjen e rreshterit Bunjaku. Siç tha ajo pas takimeve, sulmi i 24 shtatorit thekson nevojën urgjente për zbatimin e plotë të Ohrit nga Kosova dhe Serbia”, ka shkruar Hovenier në “X”.
Pleased to join Senators Shaheen and Welch for their meetings in 🇽🇰 this morning. Fully agree with Sen. Shaheen's expression of solidarity with the people of Kosovo & condolences on death of Sgt Bunjaku. As she said after the meetings, the Sept 24 attack emphasizes urgent need… https://t.co/Tw2JBIsghx
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 13, 2023