Hovenieri: Amerika mbetet e palëkundur në mbështetjen ndaj misionit të NATO-s në Kosovë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ishte privilegj pjesëmarrja na ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë, ceremoni kjo e cila është mbajtur të premten e kaluar.
Në një postim në “X”, Hovenier ka shprehur vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e Ozkan Ulutashit ndërkaq i uroi mirëseardhje të ngrohtë gjeneralmajorit italian, Enrico Barduanit.
“Ishte privilegj të merrja pjesën në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e Ulutashit, dhe mirëseardhje të ngrohtë për Barduanin ndërsa merr komandën e këtij misioni kritik. Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-n, në sigurimin e lirisë së lëvizjes dhe mjedisit të sigurt në Kosovë”, ka shkruar ambasadori Hovenier.