Hovenieri: Clarku ka bërë shumë për thellimin e lidhjeve të forta në mes të ShBA-së dhe Kosovës

14 nëntor 2024 | 17:18

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka pritur në takim gjeneralin në pension, Wesley Clark, i cili gjendet për vizitë në Prishtinë.

Hovenieri ka thënë se Clarku ka bërë shumë për thellimin e lidhjeve të forta në mes të ShBA-së dhe Kosovës.

“Gjithmonë kam kënaqësi të takohem me gjeneralin në pension Wesley Clark, i cili ka bërë kaq shumë për të thelluar lidhjet e forta ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës, dhe vazhdon të jetë një avokat dhe simbol i mbështetjes së ShBA-së për popullin e Kosovës”, ka thënë ambasadori Hovenier.

Wesley Clark, ka qenë komandant suprem i NATO-s për Evropë, i cili kishte udhëhequr ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e cila pati luajtur një rol vendimtarë për lirinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në…