
Hovenieri: Është e rrallë që ShBA-ja ta kritikon Kosovën në OKB dhe O`Brieni të jep intervista kritikuese
15 shkurt 2024
| 16:11
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverise së Kosovës për çështjen e dinarit.
Në konferencën e sotme për medie, ai ka komentuar kritikat e SHBA-së për Kosovën në Këshill të Sigurimit.
Ai ka thënë se kjo gjë është shumë e rrallë.
“Është e rrallë që në Këshill të Sigurimit përfaqësuesi amerikan të thotë gjëra kritike për Qeverinë e Kosovës. Ambasadorja Linda-Thomas Greenfield e bëri këtë. Është e rrallë që ndihmës-sekretari për Evropë, James O’Brien, të japë intervistë me tone e kontekst të tillë siç e bëri, është shumë e rrallë. Reflekton për një problem. Shpresa ime është të ndalet kjo. Nuk duam të jemi në këto rrethana. Duam të jemi në rrethana tjera”, ka deklaruar diplomati amerikan.