Hovenieri: I frymëzuar nga talenti i jashtëzakonshëm në Kosovë

23 gusht 2024 | 14:55

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka njoftuar se të enjten mbrëma ka qenë në Mitrovicë dhe se për të ishte kënaqësi të merrte pjesë në festivalin “Mitrovica International Jazz Days (MIJD)”.

Me anë të një postimi në platformën “X”, ai ka thënë se është i frymëzuar në vazhdimësi nga talenti i jashtëzakonshëm në Kosovë dhe nga mënyra se si muzika mund t’i bashkojë njerëzit.

“Ishte një gëzim për të marrë pjesë në MIJD festival dje në mbrëmje. I frymëzuar vazhdimisht nga talenti i jashtëzakonshëm dhe mënyra se si muzika mund t’i bashkojë njerëzit. Diplomaci kulturore”, ka shkruar Hovenieri.

Përveç Hovenierit, në mesin e të ftuarve që kanë shijuar muzikë xhez ishin edhe figura të tjera të rëndësishme të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Shtetit tha se vlerëson partneritetin e vazhdueshëm…