Hovenieri i shkon Bislimit në zyrë, pas takimit do të ketë adresim për medie
20 mars 2024
| 10:59
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të takohet sot (e mërkurë) me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin.
Pas takimit, Hovenier do të ketë një adresim për medie rreth orës 11:40 përpara ndërtesës së qeverisë, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Takimi i Hovenierit me Bislimin vjen një ditë pas takimit që ky i fundit e pati në Bruksel dje me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.