Hovenieri: Kapërceni mosmarrëveshjet, zgjidhni çështjen e personave të zhdukur

30 gusht 2024 | 12:45

Në shënimin e Ditës ndërkombëtare të viktimave të zhdukur me dhunë janë duke u bërë homazhe tek obelisku në Prishtinë.

Me rastin e kësaj dite, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kërkuar nga institucionet dhe zyrtarët që të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre, në mënyrë që të zgjidhen rastet e personave të zhdukur.

“Në këtë ditë ndërkombëtare të viktimave të zhdukurve me forcë, iu bashkova kryeministrit Kurti dhe kolegëve të trupit diplomatik për të shprehur respekt për familjet e pikëlluara kosovare që presin lajmin për më të dashurit e tyre të zhdukur. Ne përsërisim thirrjen tonë për institucionet dhe zyrtarët që të tejkalojnë dallimet e tyre dhe të punojnë së bashku për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur”,  ka thënë Hovenieri,  shkruan Ambasadës së ShBA-së në Facebook”.

Kanë kaluar mbi 25 vjet nga lufta e fundit në Kosovë, ndërsa familjarët e më shumë se 1 600 personave të zhdukur ende janë duke pritur përgjigje për fatin e tyre dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, PDK-ja…