Hovenieri kërkon nga Kurti që të punojë me ShBA-në për zbatimin e asociacionit
20 mars 2023
| 14:28
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se ka mirëpritur marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ka kërkuar nga kryeministri që të punojë me ShBA-në për zbatimin e asociacionit.
“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e asociacionit”, ka thënë Hovenier para gazetarëve.
Ai ka thënë se pritjet e ShBA-së mbesin të njëjta, pra zbatimi i të gjitha marrëveshjeve, përfshirë edhe asociacionin.
“Pritjet e ShBA-së mbesin ato që janë: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe asociacionin”, ka deklaruar Hovenieri.