Hovenieri mban takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it

18 dhjetor 2024 | 16:31

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, zhvilloi takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.

Hovenieri ka theksuar se ShBA-të janë kontribuues i rëndësishëm në misonin e NATO-s në Kosovë dhe sipas tij mbeten të përkushtuara ndaj tij, duke siguruar mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, duke promovuar stabilitet në rajon.

Mandati i Hovenierit përfundon së shpejti, teksa ka paralajmëruar se pas përfundimit të misionit të tij në Kosovë, ai do të pensionohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KBF Bashkimi ka njoftuar se basketbollistja Ardienne GodBold është rikyhyer…