Hovenieri për vizitën e zyrtares amerikane: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona dypalëshe
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier, ka komentuar vizitën e zëvendësndihmëssekretares së Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick.
Hovenieri e ka mirëpritur Chulick, duke thënë se ajo do të fokusohet në çështjen kritike të marrëdhënieve dypalëshe.
Më tutje, ambasadori amerikan, ka thënë se vizita e saj do të bazohet edhe për të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.
“Jam i kënaqur të mirëpres Zëvendës Ndihmës Sekretaren Nicole Chulick në Kosovë. DAS Chulick mbikëqyr zyrat e Evropës dhe Azisë Jugore/Qendrore në Byronë e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës në Departamentin e Shtetit. Gjatë vizitës së saj, Chulick do të fokusohet në çështje kritike për marrëdhëniet tona dypalëshe, duke përfshirë të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut në Kosovë”, citohet të këtë thënë ambasadori Hovenier.