Hovenieri për vrasjen e Liridona Ademajt: Të punohet me seriozitet e efikasitet për t’i ndalur aktet keqdashëse
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, duke komentuar vrasjen e Liridona Ademjat, ka thënë se ky rast tregon se duhet që të punohet me seriozitet në nivel të shoqërisë.
Sipas tij, për këto përgjigja duhet të jetë efikase për t’i ndalur, siç ka thënë ai aktet keqdashëse.
Më tutje, ai ka thënë se në bazë të disa anketave 76 për qind e qytetarëve mendojnë që partitë politike duhet të mundësojnë pjesëmarrje të barabartë të grave dhe burrave në politik.
Sipas tij, 62 për qind besojnë që ngacmimin në internet dhe portretizimet negative në politik dekurajojnë pjesëmarrjen e tyre në politik.
Ai këto komente i ka bërë në kuadër të konferencës për Integritetin e Informacionit DISICON, organizuar nga NDI-j.
“Tema e këtij viti është thelbësore për ndërtimin e demokracive në botë. Këtë javë dëgjuam edhe për një raste të femicidit dhe kjo tregon se sa është e nevojshme që të punohet në nivel të shoqërisë. Jam shumë i sigurt që i keni parë rrjedhat shqetësues të gjuhës së urrejtjes ndaj grave, komunitete LGBT dhe komuniteteve të tjera nëpërmjet rrjeteve sociale”.
“Ende ka edhe shumë vend për përmirësim nuk po flas vetëm për Kosovën. Duhet ta marrim me seriozitet dhe duhet të përgjigjemi me efikasitet për t’i ndalur aktet keqdashëse. Dëshirojmë të flas diçka për ndryshimet në opinion publik në Kosovë sa i përket gjinisë, në bazë të anketave 76 për qind e qytetarëve mendojnë që duhet te mundësojnë pjesëmarrjen të barabartë të grave dhe burrave në politikë, 62 për qind besojnë që ngacmimin në internet dhe portretizimi negativ në politik dekurajon pjesëmarrjen e tyre në politik. Këto statistika na tregojnë se qytetar ë Kosovarë janë të gatshme për ta mbështetur ndryshimin”, ka thënë Hovenieri.