Hovenieri për zgjedhjet e Serbisë: Kosova i përcakton vet kushtet për votimet e shteteve tjera brenda territorit të saj
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA-ja nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.
Megjithatë ai për “Klan Kosovën” është shprehur se ndonëse kjo çështje është ngritur për herë të parë në 2022, “Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, ka të drejtë vet t’i përcaktojë kushtet për zgjedhjet e shteteve të tjera që mbahen në territorin e saj”.
“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar që kur kjo çështje u ngrit për herë të parë në vitin 2022. Ne vazhdojmë të shprehim zhgënjimin tonë që Qeveria e Kosovës zgjodhi të mos vazhdojë praktikën e kahershme të lejimit të OSBE-së që të mbledhë fletëvotimet e votuesve serbë me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Hovenieri, duke shtuar se “SHBA-ja beson fuqishëm se votuesit me të drejtë vote në të gjitha vendet duhet të jenë plotësisht në gjendje të marrin pjesë në proceset demokratike”.
“Pra, si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka të drejtë të përcaktojë kushtet me të cilat mbahen zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj”, ka thënë ambasadori Hovenier.