Hovenieri: Përkushtimi i ShBA-së ndaj njerëzve të Kosovës është po aq i fortë sa kurrë më parë
26 gusht 2024
| 15:28
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë me dije se Kosovën e ka vizituar të hënën për herë të parë ambasadorja e ShBA-së në Kroaci, Nathalie Rayes.
Në një postim në “Facebook”, ai është shprehur i kënaqur për të mirëpritur Rayes.
“Mezi pres ta prezantojmë atë në këtë shtet energjik, ku përkushtimi i ShBA-së ndaj njerëzve të Kosovës është po aq i fortë sa kurrë më parë”, ka shkruar Hovenieri.