![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/Capture-314.jpg)
Hovenieri pret në ambasadë basketbollistët amerikanë që luajnë në Kosovë
27 nëntor 2023
| 22:21
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka qenë sonte nikoqir i basketbollistëve amerikanë që luajnë në Superligën e Kosovës në basketboll.
“Ishte e mrekullueshme të mirëprisja sonte në ambasadën amerikane shumë sportistë profesionistë amerikanë që luajnë basketboll në Kosovë”, ka shkruar Hovenieri në Twitter.
“Falënderoj Federatën e Basketbollit të Kosovës që po i përkrah këta sportistë të dalluar. Sporti i bashkon njerëzit”.