Hovenieri: Qeveria Kurti po e ndikon në kualitetin e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-në
21 gusht 2024
| 12:09
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA-ja mbetet e përkushtuar ta ndihmojë popullin e Kosovës, pavarësisht veprimeve “sfiduese” të qeverisë së saj, të cilat ka thënë se janë duke ndikuar në partneritetin e vendit me Amerikën.
Ai ka kërkuar që qeveria Kurti t’i rikthehet dialogut konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë dhe ShBA-në.
Këto deklarata, ambasadori i ka bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh ndërmjet Kosovës dhe USAID.
“Jemi duke u përballur me sfida me qeverinë Kurti dhe këto sfida e kanë ndikuar kualitetin e marrëdhënieve tona”, ka thënë Hovenieri. /EO