Hovenieri reagon për deklaratën e Kuvendit ‘gjithëserb’: Kosova është e pavarur, kjo as s’debatohet

11 qershor 2024 | 12:36

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier është shprehur i shqetësuar mbi deklaratën e Kuvendit të ashtuquajtur “gjithëserb”, ku pretendohet se Kosova është pjesë e pandarë e Serbisë.

Ai ka thënë se janë të shqetësuar me atë që shkruhet në deklaratë: “Ne shprehim shqetësimin tonë për një deklaratë të një Kuvendi panserb që thotë se Kosova është në njëfarë mënyre e kam harruar shprehjen që kanë përdorur më duket ‘pjesë e pandarë e Serbisë”,  ka thënë ai, sipas “Klan Kosova”.

Hovenier e ka bërë të qartë se ku nuk është qëndrimi i ShBA-së dhe partnerët, dhe që pavarësia e Kosovës nuk debatohet.

“Mund të them vetëm këtë se ky nuk është qëndrimi i vendit tim apo i partnerëve. E kemi njohur Kosovën, si vend të pavarur sovran, demokratik dhe kjo s’është për debat, e as nuk do të rinegociohet, duhet të pranohet dhe të kremtohet. Dhe duhet të jetë pjesë e suksesit të rajonit bashkërisht. Dhe përkundër atyre shprehjeve revanshiste, asgjë nuk do të bëhet”, ka thënë Hovenieri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…