Hovenieri rithekson mbështetjen e ShBA-së për integrimin e euroatlantik të Kosovës
21 dhjetor 2022
| 13:23
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka bërë me dije se të mërkurën ka pasur një diskutim të shkëlqyer me udhëheqësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me ambasadorët e Kosovës, në Konferencën së Ambasadorëve.
Ai ka potencuar se kanë ndarë përvojat në punët e jashtme dhe sigurinë kombëtare, si dhe ka ripërsëritur vizionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbështetje të integrimit rajonal, evropian dhe euroatlantik të Kosovës.