Hovenieri: Rugova ishte inspirim për mua
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Ibrahim Rugova ishte inspirues dhe mësues për të.
Hovenieri ka treguar edhe takimin e parë që kishte me Rugovën në Prishtinë.
“Ish-kryeministri (italian) e përshkruajti Rugovën si shok, por unë nuk mund ta them këtë. Por unë mund ta them se ai ishte një inspirim dhe mësues për mua. Shtetet e Bashkuara mbështesin atë çka përfaqësonte dhe bënte Ibrahim Rugova. I gjithë respekti im është për Ibrahim Rugovën, për atë çka ishte dhe çka bënte. Kur e takova për herë të parë, ishte këtu në Prishtinë. Po mbaja bllokun tim të shënimeve për të marrë shënime të rëndësishme. Dhe po shpresoja, po shpresoja të ma jepte një gurë sepse kjo ishte e famshme dhe shumë prej kolegëve të mi shpresonin dhe ai nuk ma dha, u theva i tëri. Shpresoja sepse kishim shumë respekt për atë cak bënte ai”, ka thënë Hovenieri në konferencën e LDK-së “Rugova dhe Perendimi”, e cila është organizuar për nder të 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.