Hovenieri: ShBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën për një të ardhme të qëndrueshme energjetike
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se shteti që përfaqëson do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme energjetike.
Hovenieri në platformën “X” ku ka shkruar për takimin që ka zhvilluar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se e ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme energjetike, veçanërisht përmes USAID-it dhe MCC.gov – programet. Gjithashtu, mezi presim përparimin e vazhdueshëm në udhërrëfyesin e energjisë. E ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme!”, ka shkruar ambasadori Hovenier.
Good meeting with Minister @Artane_R yesterday. The United States continues to support Kosovo's transition to a more sustainable energy future, in particular via our @USAID and @MCCgov programs. Also look forward to continued progress on the Energy Roadmap. Kosovo's energy future… pic.twitter.com/6u8c01taaj
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 19, 2023