Hovenieri: ShBA-ja, e përkushtuar për mbrojtjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës

16 tetor 2024 | 16:59

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, gjatë shënimit të 25-vjetorit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT), ka theksuar përkushtimin e ShBA-së për të mbështetur të mbijetuarat e dhunës seksuale të kohës së luftës.

Ai ka nënvizuar rëndësinë e iniciativave që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të ShBA-së për të qëndruar pranë këtyre viktimave dhe për të promovuar drejtësinë dhe rehabilitimin e tyre.

“Sot shënuam 25 vjetorin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT). ShBA-ja është e përkushtuar të qëndrojë me të mbijetuarat e dhunës seksuale të kohës së luftës dhe të mbështesë iniciativat që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre”, ka thënë Hovenieri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka prezantuar një plan, që…