![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/hovenieri.jpg)
Hovenieri: ShBA-ja mbetet e vendosur për ta mbështetur KFOR-in
15 maj 2024
| 16:47
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur i kënaqur që ka marrë pjesë në takimin e sotëm të ambasadorëve dhe të 28 shefave të misioneve bashkë me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.
Ai në “Facebook”, ka shkruar se ShBA-ja mbetet e vendosur për të mbështetur KFOR-it.
“Kjo për të garantuar lirinë e lëvizjes, një mjedis të sigurt, për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Hovenieri.