Hovenieri: ShBA-ja mendon se ka ardhur koha që të ecët përpara me asociacionin
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier të mërkurën ka thënë se është koha që të ecët përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Dy orë pas takimit e kam dhënë një deklaratë për shtyp, dhe aty e kam shprehur dhe këndvështrimin tonë se si ka shkuar takimi i djeshëm. Mendoj që ka qenë një mundësi e rëndësishme për një shkëmbim të plotë të ideve. ShBA mendon që tani ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës të ecë përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nuk duhet të jetë ‘republikë serbe’ dhe jo me kompetenca ekzekutive”, ka thënë Hovenieri gjatë një vizite në Komunën e Gjakovës.
Ndërsa kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se kjo komunë dhe Kosova e gëzojnë mbështetjen e Amerikës.