Hovenieri: Shoqëria civile ka ndihmuar në avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar të martënë me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.
Ai ka thënë se është i frymëzuar dhe mirënjohës për mundësinë që e kishte për të diskutuar për të drejtat e njeriut me përfaqësues të shoqërisë civile të Kosovës.
“Avokimi i tyre i paçmuar ka ndihmuar në avancimin e të drejtave të njeriut në mbarë Kosovën. Të drejtat e njeriut janë universale. Ato vlejnë për të gjithë, kudo”, ka shkruar Hovenieri në “Twitter”.
Inspired & grateful for the opportunity to discuss human rights with representatives from Kosovan civil society. Their invaluable advocacy has helped advance #HumanRights throughout Kosovo. Human rights are universal. They apply to everyone, everywhere. pic.twitter.com/5HtGfMkzEg
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 28, 2023