Hovenieri, Szunyogu dhe Rifat Jashari marrin pjesë në varrimin e rreshterit Bunjaku
25 shtator 2023
| 16:35
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, shefi i BE-së, Tomas Szunyog dhe Rifat Jashari janë në mesin e shumëve që po marrin pjesë në varrimin e policit të vrarë të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjakut.
Në varrim janë duke marrë pjesë edhe figura të tjera të larta si ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.
Përndryshe, Afrim Bunjaku është vrarë dje nga grupet serbe kriminale në mëngjesin e djeshëm në Banjskë të Zveçanit.