Hovenieri takohet me ambasadorin e ri shqiptar: Mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë

08 dhjetor 2023 | 16:29

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier është takuar me ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Hovenieri ka thënë se mezi pret që të punojë me të për integrimin e Kosovës në strukturat ku ajo aspiron.

“Mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë ambasadorit të Shqipërisë Petrit Malaj. Mezi presim të punojmë së bashku ndërsa mbështesim integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenieri në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nesër (e shtunë) do ta…