Hovenieri takohet me disa përfaqësues të serbëve: Përsërita mbështetjen për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka pritur në takim disa politikanë serb të Kosovës, me të cilët ka biseduar për çështje të rëndësishme për komunitetin që ata përfaqësojnë.
Hovenieri ka thënë se në këtë takim ka përsëritur mbështetjen për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike.
“Pata rastin të pres sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Opinionet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme. Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”, ka shkruar Hovenieri në “Twitter”.
Had the opportunity to host some Kosovan Serb political representatives today to discuss issues important to their community. Diverse opinions and pluralism are integral to any strong, healthy democracy. I reiterated our long-standing support for a sovereign, multiethnic, and… pic.twitter.com/SgKJYpghNm
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 22, 2023