Hovenieri takon kryetarin e ‘Vatra’-s: Diaspora në ShBA, partner esencial për mbështetjen e Kosovës si shtet sovran
10 maj 2024
| 17:00
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me kryetarin e Federatës Panshqiptare në ShBA “Vatra”, Elmi Berisha.
Lidhur me këtë takim, Hoverieru ka thënë se diaspora e Kosovës në ShBA është një partner në përpjekjet për mbështetjen e Kosovës.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun tim, Presidentin e ‘VATRA’-s, Elmi Berisha. Komuniteti i diasporës në Shtetet e Bashkuara është një partner thelbësor dhe i mirëpritur në përpjekjet tona për të mbështetur Kosovën si një shtet sovran, multietnik dhe demokratik që është plotësisht i integruar në Europë”, ka shkruar Hovenieri në platformën “X”.