Hovenieri takon politikanët serbë të Kosovës që i kishte “eliminuar” Vuçiqi
Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jefrey Hovenier, ka takuar të martën në ambasadë në Prishtinë, një pjesë të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës.
Në këtë takim me Hovenierin kanë marrë pjesë politikanët Rada Trajkoviq, Nenad Rashiq dhe drejtori i “RTV MIR”, Nenad Radosavljeviq.
Me këtë rast, Hovenieri ka thënë se është mirë të dëgjosh zëra të ndryshëm që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës.
“Diversiteti i Kosovës është ndër pikat më të forta të saj. Është mirë të dëgjosh nga zëra të ndryshëm që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës dhe të diskutosh se si liderët e komunitetit duke punuar së bashku mund të sigurojnë që Kosova të sjellë rezultate për të gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar Hovenieri në llogarinë e vet në “Twitter”.
Kosovo’s diversity is among its greatest strengths. Great to hear from diverse voices representing the Kosovo-Serb community & discuss how community leaders working together can ensure Kosovo delivers for all its citizens. pic.twitter.com/SKZLiRRIj5
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 31, 2022